Aldi Rama, mes jetës dhe vdekjes

21-vjeçari Aldi Rama që qëlloi për vdekje nën/komisarin e Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha këtë mëngjes, është mes jetës dhe vdekjes. Ai është nën mbikqyrjen e mjekëve të spitalit të Traumës në Tiranë.

I riu ndodhet në gjendje të rëndë, i intubuar në reanimacion. Gjysmën e trurit e ka jashtë funksionit dhe shpresat për të shpëtuar janë të pakta.

I riu ekzekutoi policin gjatë aksionit për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë, ndërsa qëlloi veten me plumb në kokë pas disa orësh ndjekjeje nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA.

Asnjë nga familjarët e tij nuk është parë në spital.

SHKARKO APP