Aldo Bare kërkon rikthimin e garazhit, ku keqtrajtoheshin pengjet

Procesi gjyqësor në të cilin, kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare ankimoi konfiskimin e pasurisë së tij, është shtyrë gjatë ditës së sotme. 

Avokati i të dënuarit me burg të përjetshëm nuk u paraqit në seancë.

Mësohet se Aldo Bare kërkon vetëm kthimin e garazhit që ndodhet pranë shtëpisë së tij, e cila i është konfiskuar. Sipas prokurorisë, ky garazh shërbente si vendqëndrim i pjesëtarëve të bandës së Lushnjës.

Sipas hetimeve, në atë garazh, janë mbajtur peng e janë rrahur shume persona nga anëtarët e “bandës së Lushnjës”.

Mësohet se Aldo Bare nuk do të kërkojë më kthimin e Lagunës së Karavastas në pronësi të tij, por të garazhit “famëkeq”.

SHKARKO APP