Aldo Bumçi: BE-ja nuk e ka izoluar Sali Berishën

Shpallja ”non-grata” e Sali Berishës për ish-ministrin e Jashtëm të PD-së Aldo Bumçi, nuk ishte një vendimi i konsoliduar nga Shtetet e Bashkuara, duke hedhur idenë se ai mund të ndryshohet nga një administratë tjetër. Për të shtuar se Berisha nuk është i izoluar ndërkombëtarisht, anëtari i Rithemelimit tregon dhe rastet e reagimeve të ambasadorëve të BE.

”Nuk është e vërtetë që ka një izolim në Europë për Berishën. Ambasadori Soreca kur u pyet tha se do të bashkëpunojë me këdo do të zgjidhet në krye të PD. Ky ambasador nuk flet në emrin e tij.

Ambasadori gjerman i pyetur disa herë, tha është çështje e brendshme e PD. Ambasadori italian dhe po ashtu që është çështje e brendshme. Deklaratat e Krischbaum janë tërësisht personale. Nuk është qëndrim as i CDU dhe EPP. Nuk kemi një izolim në Europë. Berisha ka dy tre javë që është zgjedhur. Tani do të nisim takimet ndërkombëtare”.

SHKARKO APP