Aldo Bumçi: Opozita nuk kërkon përplasje civile, rezitenca vijon

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka treguar se opozita do të vijojë protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje, e cila sipas tij do t’i shërbejë tejkalimit të situatës së rëndë.

Ai tha se qeveria dhe pushteti lokal iu ka bërë presion qytetarëve për të votuar, pasi në të kundërt do të largohen nga vendi i punës.

“Nëse sot ne kemi treguar përgjegjshmëri, tregon se zgjidhja do të vijë në ditët në vijim. Javët e fundit treguan se kishim energjitë për të bllokuar zgjedhjet. Protestat nuk u përshkallëzuan , sepse ne jemi të përgjegjshëm. Ne nuk duam përplasje civile dhe nuk kemi nevojë as për gërvishtjen më të vogël. Kur shkatërrohen zgjedhjet, mos prit të të mbrohen të drejtat. Ne do të protestojmë siç kemi protestuar. Administrata ka qenë në një terror për të votuar familjarisht, sepse do të kërcënoheshim me vendin e punës. Sot është ditë  votimi. Zgjidhja do të vijë nga rruga”-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?