Aldo Bumçi: Rama e gjen shpëtimin e tij politik në aleancën me Vuçiç

Një javë pas marrjes së detyrës si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti u takua me kryeministrin Rama në vizitën e parë zyrtare në Tiranë.

Gjatë fjalës së tyre ata kanë patur dhe përplasje për sa i përket çështjes së bashkimit të shqiptarëve.

Rama deklaroi se nuk do të ketë bashkim të shqiptarëve pa minishengenin ballkanik.

Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi i ftuar në hapësirën e intervistës në RTV Ora deklaroi se Edi Rama e gjen shpëtimin e tij politik në aleancën me Presidentin serb, Vuçiç.

Sipas tij me minishengenin ballkanik, Rama i ka shkaktuar një dëm politik Kosovës.

“Ne jemi sot në pikën më të ulët. Është e paimagjinueshme që marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë të jenë siç janë sot. Kjo gjendje ka ardhur nga Edi Rama. Vjen nga një politikë e papërgjegjshme por e vetëdijshme. Rama e gjen shpëtimin e tij politik në këtë aleancë me Vuçiç. Ai e shikon shpëtimin e karriges së tij në këtë aleancë. Nuk është politikë e re. Ky është momenti i tretë. Momenti i parë është kur u fol për marrëveshje shqiptaro-serbe në fillim të 2013. Është shteti i Kosovës me identitetin e vet politik dhe Rama nuk flet dot në emër të shtetit të Kosovës. Momenti i dytë, ndarja e Kosovës. Edi Rama ka qenë mbështetës i korigjimit të kufijëve dhe i ndarjes së Kosovës. Të vësh në pikëpyetje ngjarjen më të rëndësishme është një dëm i paimagjinueshëm i Kosovës dhe momenti që ajo marrëveshje nuk u zbatua, Edi Rama pa asnjë interes kombëtar hyn në një marrëdhënie me Vuçiç dhe izolon Kosovën. Është folur për një marrëveshje për njohjen e diplomave të universiteteve shqiptare. Nuk njihen diplomat. Nuk ja ka marrë dot Vuçiçit, që e deklaroi kur ishte në Beograd se e arrita. Çështja e dytë është se në Serbi po zhvillohet një proces pastrimi etnik i heshtur. Po hiqen nga regjistri i gjendjes civile me mijëra shqiptarë në luginën e Preshëvës. Rama nuk ngre asnjë çështje për pakicat kombëtare dhe po godet rëndë Kosovën vetëm për karrigen e të përfitojë politikisht”, theksoi Aldo Bumçi.

SHKARKO APP