Aldrin Dalipi zgjidhet zëvendëspresident i Asamblesë së Eurorajoneve Adriatiko Joniane

 

Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi në Asamblenë e XII është zgjedhur zëvendëspresident i Asamblesë së Përgjithshme të Eurorajoneve Adriatiko Joniane.

Gjithashtu zëvendëspresident i Asamblesë është zgjedhur edhe kryetari i rajonit të Abruzzos, Luciano D’Alfonso, ndërsa president është zgjedhur kreu i rajonit të Dubrovonikut, Nikola Dobroslavic.

Falënderoj anëtarët e Asamblesë, të cilët më besuan këtë detyrë të rëndësishme – komentoi zoti Dalipi menjëherë pas zgjedhjes, – do të impenjohem derisa Eurorajoni Adriatiko-Jonian do të rrisë konkretisht realizimet që do të verifikohen nga qytetarët dhe mbi të gjitha nga qytetarët e qarkut të Tiranës”.

Dalipi theksoi se Asambleja e Eurorajoneve Adriatiko-Jonian është një mundësi e mirë për bashkëpunim mes vendeve anëtare.

SHKARKO APP