Aleanca Berisha-Meta, kryeministri Rama: Nuk i kam kundërshtarë. Ata ndjekin interesat e Kremlinit

Opozitën e Sali Berishës dhe Ilir Metës por edhe marrëveshjen mes tyre për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar jo si kundërshtarët të tij, por të interesave të shqiptarëve. Për të kjo opozitë po bën në Shqipëri gjithçka që Kremlini dëshiron.

”Nuk janë kundërshtarët e mi, por kundër interesave të shqiptarëve, edhe faktet e kanë treguar lidhja e tyre me paratë ruse nuk është një hipotezë, por është një fakt.

Është një lidhje që nuk është shkëputur, qasja, mënyra dhe argumentet dhe përpjekja për të turbulluar me gjithçka Kremlini dëshiron të ndodh në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka një harmoni se si përgatiten gjërat me forca të ngjashme në vendet e tjera, shqiptarëve që janë shqiptar nuk u takon të kenë asnjë ligje me Kremlinin, por këta e kanë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?