Aleanca e Partive Politike Jo Parlamentare. Bushati: Ndryshimi i Kodit Zgjedhor është i domosdoshëm

23 parti politike jo parlamentar kanë ideuar krijimin e një koalicioni politik. Në takimin ku merrnin pjesë drejtues të këtyre partive u vu theksi në ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat duhet të garantojnë një proces të drejtë dhe një diksriminues për partitë jo parlamentare. Gjatë fjalës në këtë takim, kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane Zef Bushati u shpreh vëmendja  duhet të përqendrohet të reforma zgjedhore, si e vetmja mundësi për tu dhënë shqiptarëve një përfaqësim real në Parlament.

Njoftimi për mediat i Aleancës së Partive Jo Parlamentare

Sot para dite ne nje nga sallat e Hotel Tirana u mblodh Aleanca e Partive Jo parlamentare. Takimin e hapi kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane Zef Bushati i cili nder te tjera vleresoi kontributin e kesaj Aleance e cila jo vetem e ka sensibilizuar ceshtjen e ndryshimit te Kodit Zgjedhor dhe Reformes Zgjedhore por dhe ka siguruar nje mbështetje ndërkombëtare. Përfaqësuesit e 23 Partive Politike Jo Parlamentare, Perfaqesuesit e Shoqerise Civile, Shoqatave, Organizatave dhe  Intelektuale te Pavarur nga bota Akademike, te cilat kane qene pjese e kesaj tryeze jane deklaruar ne mbeshtetje te Rezolutës se miratuar nga Parlamentit Europian per Shqiperine me 30 Nentor 2018, i cili theksoi si detyrë për vendin tonë: a.- Miratimin e Reformës Zgjedhore, si kushtin kryesor për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, vendim që do të merret në Qershorin e 2019. b.- Depolitizimi i Administratës Zgjedhore. c.- Transparencë në financimin e fushatës. ç.- Regjistrimin e votuese. d.- Përdorimin e teknologjive të reja të votimit. e.- Votimin jashtë vendit. Tryeza e Partive Jo Parlamentare ka shprehur vazhdimisht shqetesimet rreth Kodit Zgjedhor, duke deklaruar Kodin Zgjedhor aktual, me Anti Demokratik ne vendet e Bashkimit Europian, i cili shkel tre Nene te Kushtetutes se Shqiperise : a.- Nenin 1, pika 3: Qeverisja bazohet ne nje sistem zgjedhjesh te lira, te barabarta, te pergjithshme e periodike. b.- Nenin 18,pika 2 Askush nuk mund te diskriminohet padrejtesisht per shkaqe te tilla si…bindjet politike..c.- Nenin 45, pika 4: vota eshte vetjake, e barabarte, e lire dhe e fshehte. Aleanca e Partive Jo Parlamentare ka kerkuar : a.- Ndryshime rrenjesore te Ligjit Zgjedhor ne respektim te Kushtetutes. b.- Ka kerkuar qe Kodi Zgjedhor te garantoje barazi te plote zgjedhore midis partive politike qe konkurojne ne zgjedhje Parlamentare dhe Vendore. c.- ka kerkuar nje Kod Zgjedhor, simbas standarteve europiane, i cili do te eleminonte kriminalizimin e Parlamentit, Deputetet me rekorde kriminale, do te eleminonte deputetet injorante qe nuk kane lexuar as kushtetuten dhe qe nuk njohin ligjet e saj, do te eleminonte parimin e “lavjerresit” qe pushteti te shkoje njehere tek PS e njehere tek PD. ç.-  Ka kerkuar depolitizimin e plote te Komisioneve Zgjedhore duke filluar nga KQZ e deri tek Komisionet e Votimit dhe te numerimit. Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe dy parti Drejtojne e Menaxhojne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe te gjitha Komisionet deri tek Qendrat e votimit. Ky eshte konflikt i paster interesi, nga me te qartat dhe nga me te korruptuarit. Asnje parti politike nuk duhet te kete Antare ne asnje nga Komisionet. Zgjedhjet nuk duhet ti organizoje, drejtoje dhe i menaxhoje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ, i cili perbehet nga dy parti politike Zgjedhjet duhet te administrohen nga qytetare qe nuk paguhen nga Qeveria. Aleanca e Partive Politike Jo Parlamentare- perfundoi fjalen e tij Zef Bushati- do te vazhdoje te luftoje me mjete politike për realizimin e kauzës se saj deri ne ndryshimin e Ligjit Zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me tej fjalen e mori Kryetari i Partise Agrare Ambientaliste Agron Duka i cili deklaroi se ndryshimi i Kodit Zgjedhor eshte jetik jo vetem per Partite Jo Parlamentare por per te gjithe Shoqerine Shqiptare. Zgjedhjet duhet te zhvillohen ne kushte normale dhe me standarte te shteteve te bashkimit Europian. Kontrolli i dy Partive PS dhe PD mbi procesin zgjedhor duhet te marre fund. Por duke ndjekur zhvillimet rreth ceshtjes se ndryshimeve konstatohet se PS dhe PD jo vetem qe nuk kane vullnetin politik qe te ndryshojne Kodin Zgjedhor, por po synojne qe ta shtojne kointrollin mbi zgjedhjet me strategjine per te eleminuar partite Jo Parlamentare si nje alternative tjeter qeverisese perballe elektoratit ne zgjedhjet e ardheshme. Per kete aresye- nenvizoi Agron Duka – ju propozoj krijimin e nje Koalicioni Opozitar te Partive Jo Parlamentare,koalicion me baze te gjere pertej te majtes dhe te djathtes duke vendosur ne themel te koalicionit Ceshtjen Kombetare, luften kunder korrupsionit e kriminalitetit, luften kunder varferise dhe papunesise, dhe nxjerrjen e vendit nga kriza.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne fjalen e tij Kryetari i Partise Zgjidhja Koco Kokedhima nenvizoi tre ceshtje kryesore. Rolin e rendesishem qe ka levizja studentore dhe domozdoshmerine per ti dhene nje mbeshtetje te plote dhe te fuqishme kerkesave te studenteve edhe nepermjet Aleances se Partive Jo Parlamentare, intensifikimin e kerkesave per ndryshimin e kodit zgjedhor duke qene te bindur se PS e PD nuk u intereson ky ndryshim dhe bashkerendimin e te gjitha aksioneve te Aleances se Partive Jo Parlamentare ne ditet ne vijim.

Diskutuan edhe Kryetari i Partise Balli Kombetar Demokrat Artur Roshi, Kryetari i Frontit te Majte Marko Dajti, Kryetari i Partise Konservatore Kujtim Gjuzi, perfaqesues te levizjes studentore, te shoqerise civile dhe akademike. Theksi u vendos tek rendesia e krijimit te nje Koalicioni te Aleances opozitare te Partive Jo Parlamentare. Per kete u ra dakort qe te punohet brenda nje kohe te shkurter Dokumenti i Themelimit se bashku me programin dhe strategjine e Koalicionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?