Aleanca për Teatrin i përgjigjet KE-së pas mbrojtjes së Sorecës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është përgjigjur qëndrimit të Këshilit të Europës dhe Bashkimit Evropian, të cilët i dolën në mbrojtje ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca pas padisë së tyre në SPAK. Aleanca thotë se reagimi i KE-së duhet të ishte më i pjekur dhe të prisnin rezultatet e hetimeve.

Postimi i plotë

Në respekt të qytetarëve shqiptarë që me shume dëshirë presin të aderojnë në Bashkimin Europian, reagimi KE-së duhet të ishte i pjekur dhe pasi të ishin hetuar problemet që ngremë ne ankimuesit. Ne e dimë që takimi i mbajtur fshehtas i Sorecës në Gjykatën Kushtetuese është fundi i karierës së tij në Shqipëri, por deri atëherë, kemi disa pyetje për KE:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse shikohet si sulm kur takimi u pranua nga vetë Soreca?
Pse shikohet si sulm kur takimi nuk u bë publik?
Pse shikohet si sulm kur takimi nuk ishte i programuar?
Pse shikohet si sulm kur nuk u bë publike as çfarë është diskutuar?
Pse shikohet si sulm kur takimk bëhet pikërisht në ditën e seancës së Teatrit?
Pse shikohet si sulm kur Soreca largohet nga dera e pasme?
Pse shikohet si sulm kur akoma publiku nuk është informuar në lidhje me protokollin e takimit?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kësisoj, para se të dilni me deklarata te pathelluara dhe të pastudiuara mirë, duke bërë kështu qokën e rradhës ndaj Sorecës dhe pushtetit korruptiv dhe kriminal që Soreca i ka dalë në krah, bëni mirë të hetoni.

Në fund të hetimit, të jeni të sigurtë se do zbuloni shkelje edhe më të rënda nga çfarë ne kemi denoncuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?