“Aleanca” Regjistrohet në KQZ koalicioni i dytë zgjedhor me 7 parti për 25 prillin

Dorëzohet në KQZ kërkesa e dytë e një koalicioni për zgjedhjet e 25 prillit që do të mbahen në vendin tonë.

7 parti kanë paraqitur kërkesën e tyre pranë KQZ për regjistrim nën emrin e subjektit zgjedhor “Aleanca”.

Në këtë koalicion zgjedhor respektivisht bëjnë pjesë këto parti:

Swiss Digital Desktop Reklama

Aleanca Demokratike Shqiptare

Swiss Digital Mobile Reklama

Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

Aleanca e Reformave Demokratike

Aleanca Barazi dhe Drejtësia Evropiane

Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare

Aleanca Partia për Mbrojtjen e te Drejtave te Emigranteve

Partia me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë

Më herët në KQZ është regjistruar edhe koalicion zgjedhor “Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.

Kjo ishte kërkesa e parë për regjistrimin si koalicion zgjedhor për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sigla e koalicionit do të jetë “AOKBPEK” ndërsa partitë përbërëse të këtij koalicioni janë:

Partia Kombëtare Konservatore Albania

Partia Ora e Shqipërisë

Partia Emigracioni Shqiptar

Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme PD dhe aleatët e saj  kanë qenë duke zhvilluar bisedime lidhur me paraqitjen e koalicionet të tyre zgjedhor të quajtur “Aleanca për Ndryshim”, por që akoma nuk kanë dorëzuar kërkesë në KQZ.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?