Aleatët e Bashës duan të krijojnë grupe Parlamentare, por nuk kanë mandate
Aleatët e PD-së të cilët në zgjedhjet e 25 prillit u futën në një listë, pritet që të mblidhen këtë pasdite për të gjetur rrugën sesi do të strukturohen dhe organizohen në Kuvend. Rregullorja e do që një grup parlamentar nuk mund të krijohet pa pasur 7 deputet.
Partia Republikane e drejtuar nga Fatmir Mediu pritet që të ketë grupin e saj parlamentar, e për të arritur këtë i duhen mandate nga Paria Demokratike. Në vitin 2017, disa deputetë të PD-së u regjistruan si pjesë e grupit parlamentar të PR-së, por nuk dihet nëse do të ndodh edhe këtë herë.
Po ashtu mandate të mjaftueshme për të për të krijuar grupin e saj parlamentar nuk ka as Lëvizja Socialiste për Integrim. Ajo aktualisht ka 4 deputet, ndërsa për të qenë si grup më vete i duhen edhe 3.