Aleatët e Bashës mblidhen në Shkodër: Pa opozitën s’ka zgjedhje
Qyteti i Shkodrës ka qenë ndalesa e pestë e ‘Forumit për Zgjedhje të Lira’, i organizuar nga ‘Grupimi i Qendrës së Djathtë’. Aleatët e Partisë Demokratike,Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka, kanë zhvilluar një bashkëbisedim mbi situatën në vend me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë.
Krerët e partive opozitare, me qëndrimin e unifikuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë sqaruar arsyet përse kanë ndërmarrë këtë nismë dhe kanë njohur mbështetësit e tyre me ‘Platformën për Marrëveshje Kushtetuese’ me 12 pika, dhe kanë siguruar se në 30 qershor, zgjedhje pa opozitën, ‘nuk duhet, nuk mund dhe nuk do të ketë’!
“Kryeministri, ata që janë në Parlament sot, i anatemon, i quan zëvendësues të Partisë Demokratike. Ata, të paktën në këto momente, përderisa mendojnë se zgjedhje me një parti nuk mund të ketë, duhet të bojkotojnë Parlamentin. Ne marrim përsipër, që sëbashku, e gjithë politika të dakordësohet, të ketë vullnet pozitiv, të shkëputet nga krimi përfundimisht, dhe kjo bëhet vetëm nëpërmjet një qeverie kalimtare e cila kërkon një kohë të caktuar, nuk mund të bëhet as për një javë, as për dy javë, as për një muaj dhe as për dy muaj por ndoshta do të kërkojë një periudhë 5-6 mujore.”u shpreh kreu i PAA, Agron Duka.
KOHA JONË SONDAZH

