Aleatët e Berishës në protestë, thirrja nga Fatmir Mediu: Vendi ka nevojë për qeveri teknike

Aleatët e Sali Berishës ndodhen në Bulevard duke protestuar para Kryeministrisë, bashkë me Ilir Metën dhe figura të tjera. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se opozita ka dalë sot në protestë jo vetëm për kauzën e saj, por për kauzën e shqiptarëve.

“Nuk është kauzë e opozitës, është kauzë e shqiptarëve. Jetojmë në një qeverisje që nuk njeh as kushtetutë e as ligj. Qytetarëve shqiptarë u mohohet mundësia për të votuar si njerëz të lirë. Ekonomia po shkon drejt rrënimit. Largimi i të rinjve një plagë. Mazhoranca ka një arrogancë në sjelljen e saj”.

I pyetur nëse beson se kryeministri Edi Rama, do t’ua garantojë qeverinë teknike që opozita kërkon, Mediu tha se detyra e opozitës është që të ngrejë shoqërinë në protesta si kjo e sotmja, dhe t’ua bëjë të qartë edhe ndërkombëtarëve se vendit i duhet një qeveri teknike që të bëjë gati zgjedhjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket situatës brenda vetë opozitës, Mediu tha se kjo e fundit udhëhiqet me shqiptarë dhe se duhet kontributi i të gjithëve. “Detyra si e Berishës dhe të tjerëve është që të jenë me opozitën dhe shqiptarët për të ndërtuar këtë qeveri kualitative. Mesazhi i një qeverie të re me koncept të ri dhe me kualitete të reja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?