Aleati kundër PD, ndërpret Spahon: Boll, sot kryefjala…

Opozita i është rikthyer punimeve të Kuvendit, por me të njëjtën strategji për çëshjten ”Xhafaj”. Në Komisionin e Ekonomisë, teksa kreu i grupit të PD-së, Edmond Spaho po replikonte me Erjon Braçen për deklaratat e ambasadorit Donald Lu, se gjyqtarëve ju ushtrohet presion dhe ju ofrohen para, ka ndërhyrë aleati i PD-së, Dashamir Shehi.

Shehi ka ndërprerë debatin mes Spahos e Braçes në Komisionin e Ekonomisë, duke ju kujtuar dy deputetëve, por edhe të tjera të pranishëm në mbledhje, se duhet të flasin për temën. ”Më pëlqen të merremi me këtë fondin, se ka shumë gjëra për të diskutuar. Sot kryefjala e të gjitha punëve është kjo”,-ka thënë Shehu.

Grupi parlamentar i PD-së do të zhvendoset në një protestë me qytetarët para ministrisë së Brendshme. ”E patë sa masive ishte protesta, pavarësisht përpjekjeve për ta denigruar dhe tallur. Qytetarët u derdhën masivisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Dhe ne si opozitë e dimë që ka njerëz të ndershëm dhe në këtë forcë politike, por është kryeministri Rama që zgjedh të mbajë këtë kategori në pozicione më të rëndësishme të drejtimit të shtetit që të shpëtojë veten e tij pasi të gjitha indiciet që dalin e nëpër media, janë që dhe ai bashkë me të vëllain është i lidhur me rastin e Xibrakës”, tha Spaho në komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?