Aleks Hajdari: Nga 2013 janë larguar 1250 policë. Si ka mundësi që asnjë prej tyre nuk është i akuzuar?

Ish-drejtori i Përgjishshëm i Polcisë së Shtetit Fadil Canaj deklaron se policia e Shtetit duhet të përfshihet nga procesi i thellë i dekriminalizimit. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Canaj tha se në radhët e policisë ka elementë të inkriminuar të cilët duhet të përjashtohen nga radhët e saj. “Si mund të mbahen në polici, oficerë që vijnë nga biznese të dyshimta, ose duke qenë në polici krijojnë biznese po të dyshimta”, tha ai. Sipas Canajt, një pjesë e policëve janë të përfshirë vetë në krime dhe janë pjesë e krimeve, prandaj një orë e më parë ata duhet të largohen. Gjatë emisionit Canaj replikoi ashpër me një tjetër ish-drejtues të lartë të policisë së Shtetit, Aleks Hajdari, dikur drejtor i Policisë së Qarkut të Durrësit.

Sot kryetar i shoqatës së Policëve në Lirim, Hajdari tha se që nga vitit 2013 kur PS ka ardhur në pushtet e deri më sot janë larguar nga radhët e policisë 1250 policë nga 11 mijë që ka gjithsej policia në total. Por sispas Hajdarit, asnjë nga këta të larguar nuk ka motivacion që të jetë i përfshirë në krime. Canaj nga ana e tij deklaroi se policë të inkriminuar ka patur në çdom kohë por sot ka ardhur koha që të mos ketë më të tillë.

“Është mirë që politika shqiptare pritete të përfshihet nga një process dekriminalzimi, por a mund tyë lihet mënjanë policia nga kjo. Vetë strukturat e saj duhet të ndërmarrin një nismë të tillë dhe duhet të pastrojnë policinë nga element të inkriminuar”, tha Canaj. Në fakt i pari që ka artikuluar I pari procesin e pastrimit të policisë brenda radhëve të saj ka qenë Spartak Poçi I cili ka qenë ministër i Brendshëm nga tetori i vitit 1999 deri në shtator 2001. Mbahet mend edhe sot deklarata e tij në atë kohë se duhet të vendoset rend brenda rendit. Megjithatë policia nuk ëhstë përfshirë ndonjë herë nga një proces të qartë dekriminalizimi dhe shoesh është akuzuar se brenda radhëve të saj ka elemenët të inkriminuar.

SHKARKO APP