Aleksandër Çipa: Është zhbërë balanca në demokraci, paketat e fundit ligjore, larg syrit të publikut

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, i ftua rnë studion e lajmeve në TV Ora, ka komentuar situatën politike në vend.

Sipas Çipës, është zhbërë balanca në funksionalitetin e demokracisë.

Ai shton se ndryshimet e fundit ligjore të bërë nga mazhoranca nuk i janë nënshtruar syrit të ekspertëve dhe publikut.

Aleksandër Çipa: Ne duhet të rikthejmë funksionalitetin e demokracisë, është zhbërë balanca në demokraci. Nismat e rregullimit dhe ndëshkimit të krimit e korrupsionit duke sikur prevalojë edhe mbi liritë themelore. Ndryshimet ligjore, sidomos paketat e fundit ligjore, nuk i janë nënshtruar syrit të publikut dhe specialistëve të fushës. 

Referuar paketës anti-KÇK dhe institucioneve të reja në drejtësi, Çipa është shprehur se këto janë provat që qeverisja të japë rezultate.

Aleksandër Çipa: Nëse PS nëse nuk do të japi këto prova, nëse institucionet që dolën nga shumica qeverisëse, nuk do të japin rezultatet e para, PS mund të jenë përballë një vetëndëshikimi politik. 

SHKARKO APP