Aleksandër Çipa: Media humbi një nga administratorët më kurajozë dhe ambiciozë
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa e cilësoi një befasi tronditëse, ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliut.
Ai tha se e ka njohur nga afër si bashkëpunëtor Hysenbelliun, ndërsa duke i shprehur ngushëllimet familjes, Çipa e cilëson një nga njerëzit më kurajozë dhe ambiciozë të fushës.
“Media humbi një nga administratorët më kurajozë dhe ambiciozë. Kur ishte administratori News24 dhe steti mediatik ai e merrte riskun përsipër dhe nuk tërhiqej nga pengesat apo vështirësitë.
Kam ndarë një periudhë të konsiderueshme tek TV Arbëria me të, ishte periudhë e vështirë për median. Kasemi ishte i ndjeshëm ndaj çdo reagimi, aq më tepër kur bëhej fjalë për gazetarët, situatën e tyre sociale. Ai i pranonte problemet, kishte guxim e kurajo për të qënë partner. Nuk ka mundur kurrë të censurojë reagimet tona. Na krijonte akses ne si Union. Kjo ishte një nga pjesët e tij më liberale. Ishte njeri sistematik dhe me disiplinë. Komunikoja virtualisht me të, ndjej një dhimbje aq të madhe sot”,- tha ai.