Aleksandër Lala-një demokrat 24 karatsh, fitues në Mirditë

Nga Majlinda Marku

Në Mirditë do të zhvillohen primaret e PD. Qytetarët e Mirditës duan ndryshim, duan tjetër qasje në drejtim. Jo se ka punuar keq kryebashkiaku aktual, por Mirditorët duan ritme më të shpejta zhvillimi.

Të nisur nga dëshira për të kuptuar banorët e kësaj bashkie si studente që jam u nisa nëpër Mirditë. Në qytet (Rreshen) flitej për emrat që mund ta fitojnë primaren e PD për të qenë përballë kandidatit të PS. Shumë prej tyre të moshës 40 deri në 60 vjeç flisnin se Aleksandër Lala duhej të ishte fitues pasi ka eksperiencë administrimi të pushtetit. Ndërkohë që kishte edhe fjalë të mira për Albert Mylyshin, ndonëse qytetarët theksonin se nuk ka ndonjë karizëm drejtimi.

Në Rubik, Prena Ndoi tha se unë do të votojë për Sandrin (Lalën) pasi me jep garanci drejtimi dhe përballje me pushtetin qëndror. Po kështu ishin të mendimit edhe në Fang e Orosh. Edhe në disa fshatra që arrita të shkojë.

Në Rreshen njerëzit janë të hapur dhe nuk hezitojnë të flasin për primaret.

Të kesh kryeministër dhe një qeveri qëndrore kundërshtare, duhet një emër nga PD me shumë eksperiencë në drejtimin e Bashkisë. Aleksandër Lala i ka të gjithë cilësitë e drejtuesit të bashkisë.

Natyrisht edhe për kandidatët e tjerë flitej mirë, por ndërgjegja mirditore sillej te fakti se një njeri që njeh pushtetin lokal ia vlen të fitojë primaret në PD dhe të përballet me PS-në.

Ndryshe prapë do ta mbajë PS-ja Mirditën si Bashki!

Në foto:Aleksandër Lala

SHKARKO APP