Alesio u hodh nga kati 5, Rama i tronditur: Do të marr në shtëpinë time

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte në spitalin e Traumës ku vizitoi dy djem mjaft specialë, të mbijetuar nga tërmeti kastrofik. Rama fillimisht ndaloi pranë krevatit të Aurelit, djalit që e kishte kërkuar me ngulm ta vizitonte.

“Ka shembje te krahu dhe nofulla. Nga e hëna pritet të dalë nga spitali: thonë mjekët dhe prindërit e tij. Paralel me të ndodhet krevati i 10 vjeçarit, Alesio Cakoni.

Siç tregon daja i tij ai është hedhur nga kati i pestë i pallatit që u shemb i gjithi dhe i mori jetën motrës së tij Dritës 16-vjeç dhe babait Kastriotit. Ndërkohë nëna e tij vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Alesio ka nevojë për shtëpi, janë të pastrehë. Nuk ka ku të shkojë pas spitali”,-tha Daja. “Do të vijë në shtëpinë time nëse nuk ka ku të shkojë”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?