Alfred Lela bën poezi për Ramën

Nga: Alfred Lela, zëdhënës i PD-së

Silueta e Piktorit

Kadareja e shfaq të gjatë mes brymës,
Një Vorps e pikturon tek magjeps Parisin.
Elisa e shpall “Atleta Mundi”, si të ishte duke ngritur një tra dogane.
Qifja ende nuk ka folur.
Kur ai të thotë, asgjë nuk mund të thuhet më për siluetën e Piktorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Silueta e Piktorit është vazhdimisht cullake:
Që nga ‘hiqi brekët, Ina!”,
Deri te ai plazh nudist i brigjeve të Francës.
Transgresive, e munduar, epileptike një Orson Uells që luan “Qytetarin Kane”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është siluetë gjithë hije që luan me hijet.
Kur del në dritë shfaqet si katolike, italiane, shkodrane, e më the e të thashë.
Por dridhja mbetet mbi të si projeksioni i një filmi
Mbi bezen e bardhë që të gjithë e dimë ndërgjegje.

Silueta e piktorit vishet me ojna-bojna,
Me kilota i thur ëndrrat dhe vazhdimish luan teatër.
Me Teatrin Kombëtar si ka punët mirë
Si me çdo gjë që është më e fortë se hijet.

Kur të bëhet trup, silueta do të ngrihet në qiell,
Më lart se sateliti “Albania One” do të vrundullojë.
Nuk e dimë se në ç’ujra do të bjerë,
Po kush do e presë, në e prittë kush?
Ja pra, kjo është pyetja që kushton sa një incenerator.

Piktori është i paplotë, ashtu si dhe basketbollisti,
Ashtu si kryebashkiaku që u vodh për 10 vota.
Por silueta nuk epet, nuk tradhëtohet, nuk zhbëhet,
Ajo është kryeministrore dhe, si më shumë se aq don që ta njohë bota.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?