Alfred Moisiu: Kumanova? Qe ndërhyrje ushtarake, jo policore

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu e ka konsideruar sulmin në Kumanovë si një ndërhyrje ushtarake dhe jo policore. Në konferencën ‘Faktori shqiptar  dhe perspektiva  e Maqedonisë’, Muisiu tha se situata në Maqedoni është shqetësuese, ndërsa theksoi se qeveria me atë që bëri në Kumanovë donte të tregonte forcën e saj ushtatarake.

"Situata në Maqedoni shqetësuese për rajonin dhe shqiptarët. Ajo që ndodhi në Kumanove nuk ishte ndërhyrje  policore por ushtarake. Ishte nje beteje  që bëhet  rrugë më rrugë  në qytet. Të marrësh  një operacion  të tillë mbi një qendër  të banuar  tregon  se ishte qeveria  e Maqedonisë që ka dashur të tregojë  forcën  ushtarake  për tu pasuar  me miting për të demostruar  forcën  politike  që i duhet  atyre që janë në  pushtet  për të forcuar  pozita e tyre. Marreveshja  e Ohrit është shume e mire, por nuk është zbatuar  asnjëherë  plotësisht, ka qenë një marrëveshje që pala maqedonase  nuk ka qene korrekte  me ate qe nenshkruan. Mesa duket  qoftë presionet  e brendshme nacionaliste  qofte të jashtme  nga Serbia  apo Rusia ka cuar ne kete gjendje. Aty gjithmonë  ka patur probleme  për një trajtim  jo te përshtatshme  për shqiptaret.  Gjykoj  se situata  në Maqedoni është shqetësuese dhe  ka përgjegjësi", tha ai.

SHKARKO APP