Alibeaj debat me Gjiknurin: Fole më shumë se ç’duhet, e pahijshme të sulmojmë përfaqësuesit e shoqatave

Këtë të premte Komisioni për Reformën Zgjedhore, mbledhjen e mbajti online, që të mos kishte sërish kaos nga ana e PD-së së Rithemelimit. Bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj i ka tërhequr vëmendjen deputetit socialist, Damian Gjiknuri duke i thënë se po merr më shumë kohë se çfarë duhet gjatë fjalës së tij.

Gjiknuri tha se u përpoq të nënvizonte për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile se duhet të parashtrojnë rekomandime të vlefshme për Reformën Zgjedhore dhe jo të komentojnë mbi problematikat e mbledhjes së komisionit.

Alibeaj: Jemi bashkëkryetarë dhe të drejtat janë të barabarta. Sapo harxhuat më tepër kohë sesa ajo që premtuat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjiknuri: Një nga detyrat e bashkëkryetarit është t’i japi legjitimitet dhe organit i cili qëndron dhe unë si bashkëkryetar mendova se fola dhe në emër të të tjerëve, megjithatë edhe ky është bashkëdrejtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alibeaj: Flisni në emrin tuaj sepse nuk është e hijshme që ne i thërrasim organizatat e Shoqërisë Civile dhe pastaj t’i agresojmë në një farë mënyrë, nuk do të ishte e ndershme. As unë mund të mos jem dakord me konsideratat që Gogo tha në lidhje me procesin politik, por ne duhet ta dëgjojmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?