Alibeaj drejt partisë së re: Basha nuk e ka përqafuar këtë nismë. Nuk e pranoj mënyrën sesi Berisha administron PD
Një tjetër parti pritet të dalë me më në krye Enkelejd Alibeajn. Për të grupimi i ri politik duhet të mbështesë drejtësinë e re. Alibeaj thotë se formacioni i ri politik duhet të konsideroj raportin me partnerët ndërkombëtar siç janë SHBA dhe BE. I pyetur nëse do të jetë Lulzim Basha pjesë e këtij grupimi, Alibeaj pohoi se ai nuk e ka përqafuar nismën e tij. Alibeaj nënvizoi po ashtu edhe se janë në përpjekje për të krijuar një grup parlamentar brenda Kuvendit.
”Ia kam kërkuar edhe publikisht kujtdo, jo vetëm Bashës. Kemi bërë betejë që PD mos të binte në duart e vjetra private të një individi. Kishim një sfidë të tregonim se për 3 vite ai qëndrim ai pozicion ishin të sinqerta, nuk ishte lojë, nuk ishte rendje thjesht pas vulës, ishte një përpjekje jona për të mbrojtur ato vlera bazike të PD-së lindur këtu e 33 vite më parë. Kjo parti lindi në kujdesinë SHBA-së dhe nuk mund të lihej në duar të tilla.
Në momentin që kjo shkoi në duart e Berishës, shumë njerëz i besuan dhe votuan në situata të vështira. Nuk mund të lihen vetëm më retorike, fjalët janë të mira të bukura. Unë nuk di alternativë tjetër si mund të përfaqësohet elektorati në zgjedhje. O të strehoheshe te partia e Berishës, unë nuk jam për këtë. Do të ishte hipokrizi të rrija në cep dhe të shoh si shkërmoqet ëndrra e demokratëve dhe të rri.
Ndarja është e thjeshtë mendoj, se të përfaqësosh sot shqiptarët demokratë, përfaqësimi bëhet duke u dhënë atyre një set vlerash dhe një entitet juridik. S’jam për mënyrën si e administron partinë Berisha ka hapësirë për zëra ndryshe. Nuk është oferta politike që shqiptarët duan është e vjetra. Një pjesë deputetësh e kanë përqafuar, Basha jo. Basha e ka bërë të qartë”,-tha Alibeaj në ”Report Tv”.