Alibeaj flet për Salianjin: Përgëzoj qëndimin e tij, u përball me shpatullat e veta

Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj flet në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit dhe thotë se i vjen keq për dënimin, teksa e përgëzoi që u përball me shpatullat e tij me drejtësinë. Ai shtoi se politikanët duhet të jenë koherentë përsa i përket drejtësisë.

”Është e rëndë që një individi i kufizohet liria. Në situatën ku jam si politikan, si deputet duhet të marr një farë kohe për t’u zhveshur nga emocionet. Kisha një lloj keqardhje. Keqardhjen më të madhe e kam për familjarët e Salianjit. Janë ata të parët që ndjejnë. Përgëzoj qëndrimin e Salianjit që mbajti që shkoi të përballet me dënimin.

Një politikan kur ka një hesap me drejtësinë mban një qëndrim dhe e mban me shpatullat e veta. Dy muaj më parë 2 nga 3 gjyqtarët gjykatën dhe çështjen e vulës. E gëlltita padrejtësinë e bërë nga ata gjyqtarë, sepse besoj se në politikë duhet të jesh koherent. Në raport me sistemin e drejtësisë nuk duhet të reagonin edhe në këtë çështje”, tha Alibeaj në A2.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?