Alibeaj i kërkon Berishës selinë e demokratëve dhe i kujton 8 Janarin: Lironi zyrat

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkoi nga Sali Berisha të lirojë selinë e demokratëve, pasi pas vendimit të Apelit, këto ambiente u përkasin atyre. Alibeaj u shpreh se nuk ka ndërmend të çoj demokratët në konflikt siç ndodhi në 8 janar, por se respekton vetëm ligjin dhe vendimin e Gjykatës. Alibeaj dhe grupi i tij, momentalisht kanë marrë me qira disa zyra.

“Në ka skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit nga grupim, janë ato të 8 janarit. Unë kam këtë qëndrim, nuk jam nga ata që i çon demokratët pre të emocioneve të tyre, njerëzore mbase, nuk i çoj njerëzit në konflikt dhe në përplasje, nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen nëse do të mbyllen.

Besoj te ligji, kur ka një vendim gjykatë ai vendim pranohet. Ato zyra dhe seli do duhet të lirohen, siç bëra me 25 mars, edhe pse vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk ishte definitiv. Në respekt edhe të ligjit u larguam, tashmë pretendojmë që ato zyra të lirohen”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP