Alibeaj iku nga grupi i PD, por ndryshe vepron Çollaku: Qëndroj tek Berisha
Enkelejd Alibeaj nuk është dakort me vendimin e Gjykatës së Apelit që vulën dhe simbolet e PD-së ja kaloi Sali Berishës. Për këtë ai thotë se nuk do ti bashkohet grupit parlamentar të PD-së, duke zyrtarizuar edhe largimin.
Por deputeti tjetër demokrat në grupin e Bashës, Kreshnik Çollaku është me një tjetër këndvështrim të situatës. Teksa thekson se do të mbetet deputet i PD, Çollaku shton se për të pretenduar ardhjen në pushtet kjo parti duhet të shndërrohet në një formacion që pranon edhe mendimin kundër.
Përpara vendimit të gjykatës së Apelit, Basha gëzonte mbështetjen e 10 deputetëve të PD, dhe tashmë mbetet për t’u parë se sa do të jetë numri I atyre që do e mbështesin atë deri në fund.