Alibeaj letër Kuvendit, kërkon debat: Ndryshimet e qeverisë u shpallën në Twitter
Sot Presidenti i ri Bajram Begaj, firmosi vendimet e para që janë ndryshimet në qeveri nga Edi Rama.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, ku kërkon që në seancën plenare të ditës së enjte të bëhet debat për ndryshimet e fundit në qeveri pasi sipas tij vendimet nuk duhet të jepen përmes Twitter-it.
“Ndryshimet e qeverisë të shpallura në Twitter, betejat e brendshme në kupolën drejtuese të PS-së për të përfituar dhe abuzuar në kurriz të shqiptarëve janë dhe mbeten mënyra që Edi Rama ka zgjedhur për të larguar vëmendjen nga vetja”, shkruan mes të tjerave në letër deputeti demokrat.