Alibeaj ”lufton” për këshillat bashkiakë: Shqipëria meriton një forcë të djathtë

Kavaja njihet si një nga bastionet e Partisë Demokratike, por kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj beson se ata që e kanë mbështetur me votë këtë forcë politike, nuk e kanë vënë re se ajo ishte larguar nga idealet e djathta.

“PD-ja nuk ka qenë ideologjikisht e qartë gjatë gjithë kësaj kohe. Tani është momenti. Tani është moment pikërisht ta krijojmë ashtu siç ky vend, kjo shoqëri, Shqipëria meriton: një forcë qartësisht të djathtë. Që beson në fe, beson në atdhe, beson në komb, e beson në familje”,-tha Alibeaj.

Në shumicën dërrmuese të bashkive, grupimi i tij nuk merr pjesë në garën për kryetar. Alibeaj thotë se luftën do ta bëjë në terrenin e Këshillave Bashkiakë, ku gjithashtu jo kudo ka garuar.

“Kështu do fillojmë ne Partia Demokratike pak nga pak sot në këshillat bashkiakë e nesër në qeverisje. I kemi kaluar dikur këto situata do t’i kalojmë edhe tani ndaj është shumë e rëndësishme që të kemi përfaqësues dinjitoz në këshillin bashkiak njerëz që kanë reputacion njerëz të cilët kanë treguar dhe në të shkuarën e tyre, që janë njerëz që nuk bëjnë kompromis”,-tha më tej Alibeaj.

SHKARKO APP