”Alibeaj marrëveshje me PS”, deputeti Baçi: Avokati i Popullit do të jetë…
”Dorian Gjomarkaj do të jetë avokati i ri i Popullit”. Kështu thotë deputeti demokrat Luan Baçi, dhe për të kjo është marrëveshja që ka bërë Enkelejd Alibeaj me Partinë Socialiste, ndërkohë që ka shtuar se deputeti nuk përfaqëson PD-në.
”Ju si mazhorancë bashkë me z.Alibeaj, me të gjitha ndryshimet, edhe kur janë në të mirë të qytetarëve, jam i detyruar të abstenoj, për arsyen se janë të dakortësuara vetëm përmes jush dhe absolutisht jo me deputëtët e PD, ju e dini se kush janë deputëtët e PD.
Më vjen keq që i jepni kaq oksigjen z.Alibeaj, deri sa të ndërhyjë dhe në listën e folësve në Parlament, duke na caktuar vetëm 2 minuta kohë në Kuvend.
Po kështu mund t’u them se në vazhdimësi të kësaj marrëveshje do të ketë dhe të tjera, që ju jeni dakortësuar. Një nga ato që është Avokati i Popullit, që do të votoni me Alibeaj, kandidaturën që nuk është as jurist. Teatër absurd që luhet në komisionet e parlament”.