Alibeaj me kandidat për Elbasanin? Luçiano Boçi: Jo shqetësimi im kryesor

Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi është zyrtarisht kandidat i PD-së së Sali Berishës në bashkinë e Elbasanit, kjo për zgjedhjet vendore të 14 majit. Por në garën ai do të ketë përballë kandidatin e Partisë Socialiste për kryebashkiak si dhe atë të Enkelejd Alibeajt nëse grupimi që ai përfaqëson do të vendosë që të dalë me një kandidat.

Një nga emrat e lakuar në këtë rast është Eugen Isai, por që Boçi tregon se zgjedhja që do të bëjë grupimi tjetër brenda PD-së, nuk është shqetësimi i tij kryesor.

”Nuk është shqetësimi im kryesor që do të ketë një kandidat tjetër apo jo pasi çdo gjë është brenda arsyetimit të sjelljes së tyre politike dhe së drejtës së tyre politike. Nuk mund të jem unë gjykuesi që duhet apo nuk duhet. Pastaj, se kush është emri, është një fazë tjetër më e avancuar për të cilin unë nuk ndikoj fare. Nëse përmendi zotin Isai, mbetet një nga bashkëluftëtarët e mi prej vitesh në PD dhe ka mbajtur edhe pozicionin e kryetarit të partisë për shumë vite. Ka qenë edhe kandidat i PD-së, njeri dhe qytetar me vlera. Një nga njerëzit më të respektueshëm në qytet. Për mua mbetet, mik dhe koleg i çmuar”.

SHKARKO APP