Alibeaj në Vaun e Dejës: Berisha është një pazarxhi politik
Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj prezantoi kandidaten Klomentina Drini për bashkinë e Vaut të Dejës. Në takimin me qytetarët, Alibeaj tha se vetë Drini e ka fituar sfidën e saj, pasi pranoi të kandidonte për kryetare bashkie dhe pse PD është nën agresionin e Ramës, Berishës dhe Metës.
Për më tepër, Alibeaj nuk i kurseu akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e quajti pazarxhiu politik, ku edhe shtoi se braktisi demokratët dhe bëri pazare politike me Ilir Metën.
“Atë që deri dje ne i konsideronim lider historik, është Sali Berisha, i cili nuk bëri asgjë tjetër, është varka e shpëtimit e këtij sistemi. Ka bërë atë që e ka çuar një pjesë të demokratëve, i ka marrë dhe i ka çuar në sqetullën e Ilir Metajt. Një pazarxhiu politik. E pra miq, vëllezër, motra, prindër. Ky është sistemi sot. Kjo është panorama dhe fotografia bezhë. Kaq e zymtë që Shqipëria sot vuan. Kjo është arsyeja se përse njerëzit ikin, kjo është arsyeja sepse shqiptarët sot janë më të pezmatuar se kurrë”,-tha Alibeaj.