Alibeaj: Opozita nuk i bojkoton zgjedhjet, Rama po cënon paqen sociale
Teksa Këshilli Politik nuk po prodhon asnjë rezultat dhe palët duken ende larg një marrëveshje, qytetarët kanë ngritur pyetjen se a do të ripërsëriten zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku Partia Demokratike me aleatët refuzoi të merrte pjesë në zgjedhjet lokale.
Përgjigjen e pyetjes e dha në ”Top Talk”, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili tha se PD-ja do të hyjë në zgjedhje, me të vetmin qëllim, për t’i treguar shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve fytyrën e vërtetë të kryeministrit Rama.
”Nuk kemi asnjë lloj kompleksi më 25 prill ne do të marrim pjesë, ne kemi një avantazh që quhet koalicion dhe Rama nuk ka çfarë t’i bëjë. Nuk do ta lejojmë Ramën që ta thyej këtë gjë, ne do ia tregojmë ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve fytyrën e vërtetë të Ramës”, tha Alibeaj.