Alibeaj: PD duhet të riorganizohet, opozita të mbajë të forta raportet me Perëndimin dhe SHBA-në

Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga kreu i grupit parlamentar, edhe nga detyra si kreu i komanduar i PD-së. I ftuar në ”Real Story”, Alibeaj thotë se PD duhet të futet në një proces riorganizmi.

Për të opozita duhet të qartësoje filozofinë politike dhe rruga që duhet të ndjekë, Alibeaj thotë se është mbajtja e marrëdhënieve të forta me perëndimin.

”Opozita ka nevojë që të qartësojë atë që është filozofia politike. Disa gjëra reference të vegjël se ca do thotë kjo filozofi. Do duhet mbajtja e raporteve të forta me perëndimin. I gjithë ky tallaz që ka ndodhur në këtë dy vite, ka nisur që nga shpallja non-grata e Berishës. E dyta është të formësohet si një forcë e qendrës së djathtë, me dije, vlera, që nuk duhet të jenë thjesht të shkruara, pro të marrin jetë në veprimtarinë e përditshme dhe aksionin e PD-së”,-tha Alibeaj.

SHKARKO APP