Alibeaj për Bashën: Nuk kam kontakte, por s’ka qejf-mbetje

Deputeti i pavarur Enkelejd Alibeaj, thotë se PD-ja ka qenë dhe mbetet një parti rreshti, ku nuk ka shumë demokraci. Alibeaj u pyet nëse është ndarë me Bashën. Ai tha se nuk ka raporte më me Bashën, duke shtuar se gjithsesi nuk ka hatër-mbetje me të.

”Edi Rama dhe Sali Berisha janë në aleancë. Ne duam të çajmë sistemin politik dhe sistemi politik çahet duke i dhënë mundësi reale që të çojë në parlament njerëzit e vet. Me z Basha nuk kam diskutuar. Unë nuk do e quaja ndarje, nuk jam ndarë. Unë rri me dikë se ndajmë ca ide të përbashkët. PD sot ka rënë në duar private dhe përdoret për hallet e një personi.

Unë dhe Basha jemi distancuar nga grupi parlamentar i PD-së. Derisa Apeli e dha vendimin, fatkeqësisht PD ka rënë në duart e Sali Berishës. PD është parti rreshti, nuk njeh kritikën. Edhe më 2012 jam larguar unë. Derisa vulën e PD e mori Berisha, jam distancuar. Nuk kam asnjë lloj hatër-mbetje me askënd. Nuk kam qejfmbetje me Bashën”,-tha në ”News 24”.

 

SHKARKO APP