Alibeaj për grupimin ”Djathtas 1912”: Nëse humbasim, dorëhiqemi. Jemi në test, pa kryetar deri në zgjedhjet parlamentare

”Djathtas 1912” u prezantua pak ditë më parë nga Enkelejd Alibeaj. Duke e cilësuar si një bashkim të vlerave të djathta, ai tha se emri i kësaj force të re politike është një simbol që i bën bashkë shqiptarët. ”Bashkimi i vlerave të djathta, mënyrë e mirë për të bërë bashkë njerëzit. Bashkimi rreth vlerave jo rreth individëve. Eksperiencat kanë treguar që bashkimet kanë qenë rreth individit. Është e domosdoshme të ndryshohet ky model. Ne kemi identifikuar; individi, prona, familja, shteti i vogël liria e tregut besimi ën zot janë ato vlera që ky vend ka nevojë viti 1912 ka një lloj emocioni është një simbol që i bën bashkë shqiptarët. Bëhet fjalë për ata të djathtë që kjo shoqëri nuk i ka patur asnjëherë”, tha ai në A2.

Partia do të jetë pa kryetar dhe do të drejtohet nga një grup kolegjial deri në zgjedhjet parlamentare, tha Alibeaj. Zgjedhjet do të jenë një test për të gjithë nismëtarët që nëse nuk arrihet objektivi zgjedhor do të dorëhiqen. Ai u shpreh i gatshëm për bashkimin e të gjitha partive të vogla dhe të reja dhe me këdo që ndajnë të njëjta parime e vlera kundër politikës së vjetër. Alibeaj bëri të ditur se me Dashamir Shehin ka rënë dakord, ndërsa me Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin ende. Alibeaj përjashtoi mundësinë e bashkimit me ata që janë kundër drejtësisë së re dhe tha se një ofertë e besueshme për shqiptarët do të sjellë ndryshimin.

”Pas 7-8 muajsh do jemi në zgjedhje ne jemi nismëtarë të formimit të subjektit dhe koha nuk premton, së dyti kemi diskutuar që po nëse do të krijojmë një model të ri të organizimit partiak çështja e parë është shembulli kundër kryetarokracisë. Sfida është: A mundet të bëhemi bashkë rreth ca vlerave? Është një test që duhet ta kalojmë. Në projekt statut kemi vendosur dhe ca rregulla të tjera.

Kryetari kur të zgjidhet nëse nuk arrin objektivin e vet elektoral dorëhiqet pa asnjë koment ai dhe kupola drejtuese. Deri në zgjedhje kjo parti nuk do të ketë një kryetar. Do të ketë një grup nismëtar dhe kolegjial. Në këtë periudhë të përkohshme ka një kolegjialitet. Meqë jemi në stinë elektorale kush nuk arrin këtë objektiv ikën. Është shumë e thjeshtë dhe nuk është dramë. Në lista kush do të dojë në këtë sigël dhe në koalicion ka të drejtë të vetëkandidojë dhe e gjithë anëtarësia do të votojë online për të bërë renditjen dhe kush voton anëtarësinë ka të drejtën të kandidojë. Gara përballë publikut dhe anëtarësisë. Jemi të gjithë në test. Do jemi në test dhe pas zgjedhjeve”.

SHKARKO APP