Alibeaj për paktin PS-Rithemelimi: Sakrifikuan Zgjedhoren dhe votën e diasporës

5 muajt e aksionit opozitar në Parlament, Enkelejd Alibeaj i quan si akte të një beteje të rreme që prodhoi sakrifikimin e Reformës Zgjedhore, listave të hapura dhe votës së diasporës. Ai u shpreh i bindur se pakti i fshehtë, siç e cilësoi ai mes Rithemelimit dhe shumicës socialiste ka qenë i dakordësuar që në krye të herës.

“Një betejë e tillë nuk mund të jetë veçse e rreme. Kjo duket nga faktet publike. Një betejë do të ishte e suksesshme nëse do të kishe arritur diçka në interes të publikut”.

Sipas Alibeajt, pas marrëveshjes mes PS-së dhe grupimit të Rithemelimit qëndron synimi për të ruajtur ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, por edhe dëshira për të penguar punën e Reformës në Drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot, ajo që kërkohet nga publiku shqiptar, është lënia pas e të shkuarës 33-vjeçare. Po ndodh një ringjallje e kësaj simptome të vjetër. Bajlozët e vjetër të politikës, bëjnë sikur zihen. Në realitet, shahen ditën dhe puthen natën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?