Alibeaj: Rama heq koalicionet nga Kushtetuta dhe i fut në Kod, juridikisht nuk qëndron
Enkelejd Alibeaj thotë se nga marrëveshja e 5 Qershorit, plani i kryeministrit Edi Rama është të heqë koalicionet. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, nënvizon se koalicionet janë një praktikë shumë mirë funksionale prej 30 vitesh.
”Mjafton që partitë që janë në koalicion të madh t’i mbajë të veçuara dhe deformon rezultatin zgjedhor. Ndaj edhe lëvizja e tij në parlament kërkohet të bëjë ndryshime të njëanshme, si ndryshimi i kushtetutës. Sot në kodin zgjedhor kishim të përcaktuar termin koalicion zgjedhor me lista të përbëra dhe s’kemi pasur asnjë lloj problemi. Rama e heq nga kushtetuta dhe thotë do ta vendos në kodin zgjedhor. Për një jurist është e qartë se kandidatët në zgjedhje mund të propozohen vetëm nga 2 lloj pushtetesh, shtetasit, partitë politike, jo nga koalicionet. Si jurist e them se termi koalicion në kodin zgjedhor nuk duhet të ekzistojë derisa nuk ekziston në kushtetutë”.