Alibeaj: Realizimi i shortit për KED nga Kuvendi, i paligjshëm dhe me lista të paligjshme

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj bëri publik qendrimin e PD se mbledhja është e paligjshme dhe e pavlefshme. Alibeaj argumentoi se shorti i hedhur nga Kuvendi i Shqipërisë u bë sipas një procedure antikushtetuese dhe përzgjedhja e emrave u bazua në lista të paligjshme.

“Një organ i krijuar nga paligjshmëria difekt, nuk mund të konstituohet në mënyrë të ligjshme dhe aq më pak të prodhojë veprimtari të tillë.”-tha Alibeaj.

Ai vuri në dukje se vendimet gjatë vitit 2019 të grupit prej 8 individësh konsiderohen nga PD si të pavlefshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Marrja e vendimeve pa kaluar vetingun është devijim nga shkronja dhe fryma e Kushtetutës” u shpreh Alibeaj, që theksoi se përbërja aktuale e KED nuk ka asnjë garanci për ushtrimin e funksionit në mënyrë të pavarur”- u shpreh deputeti i PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Enkeleid Alibeaj shprehu shqetësimin e PD-së, se të vetëquajturit anëtarë të KED-së po punojnë sipas axhendës politike për kapjen e plotë të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Për të shmangur këtë rrezik, deputeti Alibeaj propozoi në mbledhjen e sotme, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues ndërkombëtarë që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, delegjitimimin e përbërjes aktuale e KED-së.

Alibeaj kërkoi marrjen e mendimit nga Komisioni i Venecias mbi mënyrën e evitimit maksimal të rrezikut të kapjes politike të Gjykatës Kushtetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?