Alibeaj: Rinumërimi i votave një justifikim banal i Saliut, PD i shiti zgjedhjet
Enkelejd Alibeaj, thotë se rinumërimi i votave në disa zona është thjesht një arsye që Sali Berisha të justifikojë humbjen në zgjedhjet e 11 Majit, duke përsëritur shprehjen ”shtyje ta shtyjmë”. Madje duhet theksuar se shanset që PD-ja të marrë mandatin e 14-të në Tiranë me këtë trend të rinumërimit janë zero.
“Mund të dalin disa përfundime nga ky proces, sigurisht nuk i ka ato përfundimet me të cilat u nis, kërkesa e madhe se ishte bërë batërdia në numërim. Nuk rezultoi. Madje siç e thoni ju, ata që e kërkuan me të madhe, nëse do isha cinik, do përdorja fjalën, janë ata që janë grabitësit më të mëdhenj të shqiptarëve. Këto janë shifra siç e thatë dhe ju, të gabimit njerëzor”.
Nga ana tjetër, Alibeaj tha se Berisha gjeti një nga format më banale për të shtyrë justifikimin e kësaj humbjeje kaq të thellë. ”Në fakt ata që e kërkuan, që në fakt e kërkoi Sali Berisha. Këto historitë që i kërkuan jo po kandidatët do duhet hedhur pak dritë. Në momentin kur ata e kërkuan se kishin dyshime, nuk u pranua nga ana e partisë. Në një ditë të bukur ishin përfaqësuesit e opozitës që kërkuan të rinumërohej Tirana. Përfaqësuesit aty i marrin urdhrat prej kryetarit të partisë, në rastin konkret prej Sali Berishës. Ai thjesht e ka bërë që të mbajë të ndezur kureshtjen e rezultatit. Mesa duket brenda ka një lloj pakënaqësie. Ka gjetur zgjidhjen kaq banale, ta shtyjmë e ta shtyjmë”,-tha në ”Report Tv”.
Ai tha se e ka thënë prej kohësh që opozita i shiti zgjedhjet. “Unë e kam thënë që këto zgjedhje u shitën kohë më parë nga opozita. Nga opozita që në 26 korrik të 2024-s ia dhuroi Edi Ramës këtë Kod Zgjedhor. Ia dhuruan 12 mandate në tavolinë”. Në fund, Alibeaj tha se në këto zgjedhje shqiptarët dhanë mesazhin që PD-ja dhe Berisha nuk janë më një pikë reference.
KOHA JONË SONDAZH

