Alibeaj tregon për partinë e re pas ikjes nga PD, tregon se çfarë do të ofrojë
Deputeti i pavarur Enkeljed Alibeaj i ftuar në ”Euronews Albania” foli për situatën e re në të cilën ndodhen deputetët demokratë. Ai tha se ndarja në bazë e PD-së është ideologjike, politike dhe ajo është një ndarje e hershme.
“Ka një identitet sot në shoqërinë shqiptare që njihet si një grup njerëzisht të cilët i kanë qëndruar fortë vlerave fondamentale, si marrëdhëniet me perëndimin, drejtësinë, konceptin e “non gratave”.
Nevojën që një parti demokratike do duhet të largojë simptomat e korrupsionit të dikurshëm, e mbi të gjitha me nevojën e madhe që opozitat, për të sfiduar regjimin e Ramës do duhet të kenë një fytyrë ndryshe dhe një ofertë të re politike.
Ka një identitet politik, ka qëndrime politike, ka edhe struktura e burime njerëzore, të cilat deri dje quheshin si partia zyrtare e PD-së. Për më tepër kemi edhe një program politik.
Janë të gjitha premisat, madje sot e kërkon historia politike e këtij vendi këtë formacion të ri. Kur do krijohet, si do krijohet dhe kush do i bashkohet, kjo është çështje tjetër. Unë jam me idenë se ky proces do të ndodh shpejtë e do të ndodh tani”,-tha Enkelejd Alibeaj.