Alibeaj uron Pashkët Katolike: Dashuria mund të transformojë jetët tona

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj uron besimtarët katolikë për festën e Pashkës.

“Ringjallja është dëshmia se dashuria për tjetrin është më e fortë se vetë vdekja e mund të transformojë jetët tona. Ndaj kjo Pashkë qoftë e bardhë, sjelltë paqe, e ju bekoftë me mirësi”, uroi ai.

Besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit, një nga momentet më të rëndësishme në kalendarin e festimeve për besimtarët katolikë.

SHKARKO APP