Alibeajt po shkon drejt 14 Majit pa kandidatë, Bylykbashi: Flluska nuk u mbështet nga demokratët
Tërheqja e kandidatëve të PD-së zyrtare nga gara për zgjedhjet lokale të 14 Majit, sipas Oerd Bylykbashit thotë se është një shenjë që flluska e ngritur nga Enkelejd Alibeaj nuk mbështetet nga demokratët.
“Ju e keni vënë re se si po tërhiqen një nga një kandidatët e Bashës dhe të Alibeajt sepse janë demokratë nga ana tjetër. Shpeshherë e kuptojnë barrën e madhe ndaj demokratëve me të cilët kanë punuar, i kanë mbështetur, kështu që e kuptojnë shumë mirë që betejën e kemi të gjithë bashkë për të luftuar pushtetin vendor të Tiranës.
E gjithë ajo flluskë që ata u përpoqën të ngrinin është shenjë e qartë që as deputetët e bazës nuk e mbështesin. Kemi një numër personazhesh me vlerë që e kanë gjykuar të drejtë tashmë që të mos krijojnë ndasi. Po kështu tashmë ne kemi kandidatin që u tërhoq dhe në Krujë, ndërkohë që sot prezantohet kandidati i vetëm që ka opozita për Bashkinë e Krujës.
Alibeaj nuk mund të kandidojë as në të gjitha bashkitë se situata është e tillë, nuk ka njerëz as për komisione. Demokratët janë me zemër për të mbështetur ata që janë kandidatët fitues”, theksoi ai.