Aliko: Tahiri nxori kanabisin nga Lazarati me autoblinda dhe ua shiti trafikantëve

Albion Alika, njëri prej të arrestuarve në aksionin e policisë në vitin 2014, në Lazarat ka hedhur akuza të forta ndaj ish-ministrit të Brendshëm Samir Tahrit.

Duke folur gjatë seancës gjyqësore që po zhvillohet ndaj tij tek Krimet e Rënda, Aliko u shpreh se policia ka nxjerrë tonelata me drogë nga Lazarati dhe e kanë shitur tek trafikantët.

“Policia e Shtetit e nxori me blinda drogën nga Lazarati në 2014 dhe ua shiste trafikantëve. Këtë e bënë banditët e Saimir Tahirit. Ne na kanë sulmuar dhe nxjerrë në kërkim si fis sa erdhi në pushtet PS”, – u shpreh ai.

Ai është nën akuzë për kultivim të lëndëve narkotike, bashkë me Gurgaz Skënderin, Erik Skënderin, Beqo Brahimin dhe Alfred Prokon, ndërsa në krye të këtij grupi ishte Gate Mahumtaj i cili ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?