Alimadhi: Aleanca me PD ka degraduar

 

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i ka drejtuar një letër të hapur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i deklaron se aleanca mes Ballit Kombetar dhe PD-së ka degraduar, pasi marreveshja u prish në mënyrë të njëanshme.

Kryetar i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në krye të radhës shprehet se “jam ndjerë i dyzuar këto ditë nëse duhet t’i bëj me dije edhe opinionit publik, ashtu siç kam vënë në dijeni strukturat dhe anëtarësinë e Ballit Kombëtar, lidhur me dakordësimin për bashkëpunim mes nesh dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015”.

“Sot mund të them se ky komunikim dhe dakordësim për bashkëpunim dypalësh mes Ballit Kombëtar dhe Partisë Demokratike në kuadër të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, ka degraduar plotësisht dhe ekskluzivisht për shkak të mungesës së vullnetit, mosnjohjes dhe mosrespektimit të Ballit Kombëtar, si aleat i qëndrueshëm e besnik dhe më e rëndësishmja, për shkak të paqëndrueshmërisë për marrëveshjen e dakordësuar nga ana juaj dhe negociatorëve të Partisë Demokratike, prandaj kërkoj rishikimin e marreveshjes”, shprehet Alimadhi. 

SHKARKO APP