Alimadhi flet nga spitali: Isha në situatë jetë a vdekje
Covid-19 ka prekur edhe deputetin e opozitës Adriatik Alimadhi. Aktualisht ai ndodhet në spitalin ”Shefqet Ndroqi”, i emërtuar dhe si COVID-2, pasi prej javësh ai është diagnostikuar si mbartës i koronavirusit. Gjendja e Alimadhit ka qenë e rënduar dhe këtë e konfirmon ai vetë gjatë fjalës së tij.
Edhe pse ka rezultuar negativ, në dy testet e fundit për Covid-19, deputeti shprehet se virusi i ka dëmtuar mushkrinë dhe i duhet diku te tre deri në gjashtë muaj për t’u rikuperuar.
Alimadhi sugjeron që pacientët të mbahen më shumë nëpër spitale, edhe nëse rezultojnë të shëruar nga sëmundja, sepse komplikacionet mund të shfaqen edhe pas sëmundjes.
”Ruani veten, ruani të moshuarit, familjen, është shumë e rrezikshme. Është një virus që dëshiron të bllokojë të gjitha organet e brendshme. Isha në një situatë jetë a vdekje. Gjendja ime po analizohet. Sot u bënë 35 ditë që jam në spital. Mendoj se kjo është një eksperiencë që më ndodhi mua dhe këtë do e tregoj për të gjithë shqiptarët. Ka dalë në modë tashmë që COVID-19 del pas 15 ditësh. Mbajtja gjatë e imja në spital, tregon gjendjen time. Ndoshta dhe stafi e mjekët, mendonin se virusi largohet për dy javë tre javë. Por në momentin që kaluan tre javë gjendja ime u përkeqësua. Unë erdha në reanimacion dhe secili nga mjekët bënë të gjithë punët e tyre. Testi për Covid-19 më ka dalë negativ mbi pesë herë. Virusi ka hyrë në mushkri, ka gërvishtur mushkëritë e mia. Do të rikuperohen dëmtimet dhe dëshiron pak kohë më shumë, diku tek tre muaj deri 6 muaj për t’u shëruar. Analizat që unë kam bërë, ka dalë negative. E kam ndjerë nga solidariteti që ata kanë shprehur ndaj meje. I jam mirënjohës të gjithëve. Mesazhi im është i qartë, ruhuni nga virusi, ruani të moshuarit, familjet është shumë e rrezikshme. Është si një virus që dëshiron të bllokojë të gjitha organet e brenshme. Isha në një situatë, jetë a vdekje. Por edhe nga vullneti im e mposhta këtë betejë”,tha në ”Shqipëria LIVE”.