Alimadhi: Opozita parlamentare nuk i ka të sigurta votat për reformën zgjedhore

I ftuar në emisionin Arena në RTV ORA, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka thënë se në procesin e reformës zgjedhore, Partia Socialiste  dhe Partia Demokratike janë së bashku fajtore, pasi këtë sistem e kanë ngritur të dyja.

PS dhe PD, në këtë proces janë bashkë. Unë nuk jam me asnjërën. Edhe teknicienët që na vijnë bashkë në komisionin e reformës janë, Ilir Rusmaili, dhe Viktor Gumi, që së bashku me Kastriot Islamin e kanë bërë këtë sistem. Të gjitha lëvizjeve që bëjnë janë në koordinim me njëra tjetrën, dhe do të çojnë në  bashkëpunim me ta jo me ne. As ne nuk i kemi 39 personat e opozitës të sigurtë për votën”, shprehet Alimadhi.

SHKARKO APP