Deputeti Alimadhi: Të anulohet votimi. Janë falsifikuar firmat e 28 deputetëve propozues!

Debate dhe sherr në parlament. Ka nisur në orë 10:00 seanca e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese. Deputeti i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi deklaroi në nisje të debateve se duhet verifikuar lista e deputetëve që kanë firmosur kërkesën për ndryshimet në Kushtetutë.

Pra janë falsifikuar firmat e deputetëve që gjoja kanë firmosur! Duhet të verifikohen se janë firma nga e njëjta dorë!
Ai tha se nuk është e ligjshme që një deputet të ketë firmosur në emër të disa deputetëve të tjerë. Po ashtu, Alimadhi shtoi se emrat që kanë firmosur dokumentet për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit, nuk e kanë të qartë atë që kanë kërkuar.
Alimadhi deklaroi se në këto kushte, me shkelje të rënda proceduriale nuk ka kuptim të vazhdohet me votimin.
Pas akuzave të Alimadhit, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se procedura është e rregullt dhe nuk ka asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit.

“Do kërkoja që një nga listat ku kanë firmosur deputetët, të na vihej në dispozicion. Shqetësimi është shkelje ligjore. S’mund të mendoj se një deputet ka firmosur për disa apo në emër të disa deputetëve të tjerë. Kjo më duket shkelje proceduriale. E shoh të pamundur mënyrën se si operohet kur kushtetuta ka një gjithëpërfshirje në gjuhën e saj juridike dhe në rastin konkret kërkohet që 28 deputetët të opozitës parlamentare, kanë firmosur, por unë mendoj se këta deputetë, s’kanë ndërgjegjësim të saktë se për çfarë flitet më sakt për ndryshimet kushtuese. I bëj apel zotit Murrizi, se në 25 maj të vitit të kaluar kemi firmosur një dokument për ndryshimet zgjedhore, për një sistem të pastër kombëtar. Do doja që ta shihnit me realizëm, pasi kjo nisëm kushtetuese privon liritë dhe të drejtat”, tha Alimadhi.

Para nisjes së seancës, Opozita e Bashkuar i është drejtuar sot me një apel Partise Socialiste. Përmes një deklarate, Opozita e Bashkuar, ripërsërit apelin për Partinë Socialiste, që të gjejë forcë dhe t’i qëndrojë Marrëveshjeve që ka nënshkruar, duke hequr dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe duke vijuar dialogun.

“Ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit. Njëanshmëria nuk është rruga demokratike për përcaktimin e rregullave të zgjedhjeve në një vend anëtar të OSBE-së. Njëanshmëria është rruga e autokratëve që i kanë braktisur qytetarët dhe kanë frikë nga vullneti qytetar. Njëanshmëria nuk është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe as në përputhje me aspiratën e qytetarëve për Shqipërinë në Europë. Opozita e Bashkuar është e vendosur ti qëndrojë me besnikëri interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dialogu politik është rruga e vetme për gjetjen e konsensusit. Asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët”, thuhet në deklaratën e Opozitës së Bashkuar.

Lexoni edhe..

Nikoll Lesi: Sot, më 30 korrik 2020, Edi Rama ka shansin e jetës!

Opozita e Bashkuar reagon para seancës: Qëndroji marrëveshjes së nënshkruar

Palmer: Marrëveshja e 5 qershorit pasqyron bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA

Manjani: Opozita të vihet në krye të zgjedhjeve. Dialogu u minua nga “tritoli politik” Rama

SHKARKO APP