Alimehmeti: Kemi më shumë të infektuar se në mars-prill, por përqindja e vdekjeve është shumë më e ulët
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, doktori Ilir Alimehmeti u shpreh se ne kemi më shumë njerëz të infektuar se sa në mars-prill, por përqindja e vdekjeve është shumë më e ulët.
Alimehmeti: Ne kemi më shumë njerëz të infektuar se sa në mars-prill, por përqindja e vdekjeve është shumë më e ulët. Ne në mars kishte një raport me 20% të vdekjeve, ndërsa momentalisht kemi një raport me 3%, edhe përqindja e atyre që hospitalizohen është më e ulët.
Një sëmundje ka më pak gjasa nëse trajtohet lehtë. Për virozat nuk rekomandohen fare virozat. Në javën e parë ky virus kalon si një virus normal. Vetëm nëse fillojnë komplikacione atëherë fillojnë antibiotikët. Sigurisht kjo duhet bërë me rekomandimin e një mjeku.