Alimehmeti: Kush ka kaluar një koronavirus të mëparshëm e përballon më mirë Covid-19

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti i ftuar në “ABC” foli për situatën epidemiologjike në vend si edhe procesin e vaksinimit.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, Alimehmeti tha se të gjithë personat që e kanë kaluar më herët Sars-Cov-1 apo Sars-Cov-2 kanë antitrupa dhe e përballojnë më mirë koronavirusin e ri.

“Duhet të marrim parasysh diçka që në historinë tonë mjekësore në nuk njohim viruse të tjera që pasi e ke kaluar sëmundjen nuk ke nevojë të vaksinohesh. Pra nëse ky është rasti i parë, gjithmonë është e mundur.

Por megjithatë  këtë njohuri të mëparshme kemi, ky virus nuk është i panjohur i një familjeje të panjohur, është i shtati në familje. Dhe një informacion i dytë ekstra është se në kemi persona që kanë kaluar Sars-Cov1 18 vite më parë.

Sot janë ende gjallë dhe vazhdojnë të jenë imun ndaj Sars-Cov1 i cili është i ngjashëm me Sars-Cov2, pra gjaku i tyre reagon. Gjithashtu dua të theksoj se imunologjia është shkencë gjerësisht e panjohur ende. Ajo që ne bëjmë është të observojmë.

Kujtojmë që antitrupat që ne masin janë vetëm një fraksion i imunitetit. Ka edhe antitrupa të tjerë që ne nuk e masim. Testi i rëndësishëm është pozitiv-negativ, pra trupi ka një mekanizma kosto efikasiteti dhe nuk e harxhon veten më shumë se ç’duhet dhe nuk prodhon antitrupa më shumë se ç’duhet. Por vetë zhdukja është e natyrshme sepse nuk i mban trupi më shumë se çduhet. Qelizat e memories janë aty dhe në rast virusi rihyn, ato menjëherë fillojnë prodhimin e antitrupave dhe përgjigja është e menjëhershme.

Kjo ndodh edhe me rastin e vaksinës pasi me injektimin e saj trupi menjëherë e njeh dhe reagon kaq shpejt.  Pra praktikisht reagon brenda ditës, pro lajmi i mirë është që simptomat nuk janë shqetësuese”, tha epidemiologu.

Në lidhje me diskutimet e ditëve të fundit për vaksinën AstraZeneca e cila flitet se ka lidhje me trombozat, Alimehmeti solli si shembull Anglinë e cila ka vaksinuar shumicën e popullsisë së saj me këtë vaksinë.

Sipas tij, AstraZeneca nuk mund të vihet përballë Covid.

Ai më tej sqaroi se reagimi i vaksinës tek një njeri që ka kaluar Covid është më i fortë për shkak të antitrupave.

“Anglia ka nisur vaksinimin nga moshat e vjetra dhe më poshtë. Ndërkohë reagimi i vaksinës për ata që kanë kaluar Covid është më i fortë për shkak të antitrupave”, tha Alimehmeti.

/abcnews.al/

SHKARKO APP