Alimehmeti: Maska është masë plotësuese, rreziku më i madh është…

Mjeku Ilir Alihmehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, deklaroi në OPEN në Top Channel se problemi më i madh nuk është mosmbajtja e maskës, por mungesa e distancimit fizik. Epidemiologu u shpreh se sipas studimeve maska ka efektivitet në ambientet e mbyllura, por kjo nuk faktohet për ambientet e hapura.

“Është diskutim shumë i gjërë. Është dokument i shkruar me shumë kujdes.  Ka prova se maska bllokon koronavirusi. Tek personeli shëndetësor, maska ka funksionuar. Problemi është sesi do përdoret maska nga njerëzit. Varet shumë edhe nga lloji i tekstilit. Ka edhe një etiketë të tregojë sa herë mund të përdoret maska, a mund të lahet.

I vetmi studim zyrtar i bërë së fundmi tregon se në komunitet maska nuk përbën dallim mes atyre që u infektuan ose jo. Distanca është pikë kyçe, jo maska. Mosmbajtja e distancës është më e rrezikshme se mosmbajtja e maskës. Në fuqi mbetet ideja se maska nuk ka efektivitet në komunitet. Në ambientet e mbyllura ka efektivitet. Kjo është masë plotësuese”, tha Ilir Alimehmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?